Kryesocialisti Rama takon sot presidentin Bujar Nishani
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvillon sot një takim me presidentin e republikës Bujar Nishani.
Takimi do të zhvillohet në orën 12:30 në presidencë ndërsa pritet që temë e diskutimit të jenë zgjedhjet e 23 qershorit dhe krijimi i qeverisë së re.
Ky është takimi i parë që kreu i shtetit ka zhvilluar me kryesocialistin Rama pas zgjedhjeve të 23 qershorit ku koalicioni i majtë fitoi bindshëm ndaj atij të djathtë.