E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti sot në Tiranë, takime me Berishën, Ramën dhe Metën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare njëditore në Tiranë.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, në axhendën e vizitës së tij do të jenë takimi me kryeministrin në ikje Sali Berisha, si dhe me liderin e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Vizitën zyrtare në Tiranë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do ta përfundojë me takimin me liderin e Partisë Socialiste, fituese të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit dhe kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›