Mblidhet Këshilli Kombëtar i Territorit, pritet të miratohet plani për TAP-in
Është mbajtur nën drejtimin e kryeministrit Barisha mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit ku pritet të miratohet plani kombëtar sektorial për gazsjellësin TAP.
Ky është dokumenti final i autoriteteve shqiptare për konsorciumin që ndërton gazsjellësin TAP.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha vlerësoi miratimin e projektit TAP i cili sipas tij do t`i japë zgjidhje përfundimtare problemet energjitike të Shqipërisë.
“Siç është bërë e njohur gazësjellësi TAP sjell gazin e Shah Deniz në detin Kaspik në Europë dhe kalon në territorin shqiptar. TAP u përzgjodh nga konsorciumi si më i leverdisshmi për të sjellë gazin e fushave kaspike në Europë. Sot ky është projekti më gjigand. Për herë të parë në histori peshku i madh nuk ha të voglin dhe TAP fillon me 40 miliard dollarë investim fillestar. Ky është vetëm fillimi, pasi fusha të tjera të mëdha gazi, do ti bashkohen në të ardhmen theksoi Berisha.
Sipas kryeministrit ky projekt është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm për shqiptarët pasi i jep zgjidhje përfundimtare problemeve energjetike të Shqipërisë dhe rigjeneron të ardhura.
“Ky projekt rigjeneron të ardhur për shqiptarët duke filluar nga shpronësimet deri tek punësimet ku janë 10 mijëra familje shqiptare që përfitojnë. Burimi i gazit nga ky gazsjellës do të mund të mbështesë totalisht si industritë e vendit dhe përdorimin familjar dhe me një kosto shumë më të ulët. Projekti gjeneron të ardhura për buxhetin e shtetit. TAP është një ogur i bardhë për rezervat e mëdha të gazit që mesa duket ka Shqipëria vijoi kryeministri.