E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryesocialisti Te rifilloje puna per reformen zgjedhore

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, tha se duhet të nisë menjëherë puna për reformën zgjedhore.

“Të rifillojë puna për reformën zgjedhore, ta përfundojmë atë në muajin mars”, tha Rama mbi një fakt të tillë.

Ndërsa përsëriti më pas propozimin për uljen e TVSH- së mbi disa artikuj bazë ushqimorë, energjinë dhe ilaçet.

“Do jemi në krah të qytetarëve të vendit”, tha ai duke e justifikuar këtë propozim.

Më tej, kreu i selisë rozë tha para deputetëve të tij se “nuk jemi kundër gjykatës administrative” dhe se “’duam të mbajmë peng ligjet që kërkojnë 3/5-at e votave”.

“Të mos humbasim sërish statusin kandidat dhe të bëjmë reforma revolucionarizuese”, theksoi kreu i PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›