E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i reformës zgjedhore, LSI, kërkesë në Kuvend

Lëvizja Socialiste për Integrim konkretizon qëndrimin e saj sa i përket komisonit për reformën zgjedhore, duke depozituar në kuvend projekt-vendimin për ngritjen e këtij komisioni.

Nënkryetari i parlamentit, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo ka sqaruar propozimin e LSI për këtë komionin i cili sipas tij do të ketë dy bashkëkryetar dhe përfaqësues nga 6 partitë parlamentare.

Po ashtu Tavo thotë se në përbërje të tij do të jenë edhe partitë politike të cilat në zgjedhjet e 2009-ës morën më shumë se 2% të votive ndërsa shoqëria civile do të ketë një përfaqësi prej 5 anëtarësh.
 

Duke iu referuar edhe situatës politike dhe paketës së integrimit të propozuara nga Partia Socialiste , Tavo tha se është koha ti hapet rruga proceseve europiane të vendit dhe jo kushteve politike.
 

Ndërkaq dy partitë e mëdha ajo demokratike edhe Partia Socialiste kanë përcaktuar emrat që do të negociojnë për modalitetet e punimeve të komisionit të reformës zgjedhore.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›