Ndeshja e fundit e Kuzhe perballja me Rumanine

Kombëtarja shqiptare do të zbresë sot në orën 20:00 në “Qemal Stafa’ për ndeshjen kundër Rumanisë, e fundit në fushatën elimanatore të kuqezinjve në grupin D, ndoshta e fundit edhe për trajnerin Josip Kuzhe. Me kontratën e përfunduar dhe nën presionin e një fushate zhgënjyese, tekniku kroat duket se ka arritur në fund të aventurës së tij shqiptare.
Dhe për t’i bërë një mbyllje sa më të mirë, Kuzhe kërkon të përshëndesë me një fitore tifozët shqiptarë. Në konferëncën e fundit për shtyp, trajneri ka kërkuar nga skuadra e tij një rezultat pozitiv, që sipas tij do të mbetej një kujtim i bukur për të gjithë. Dhe për ta arritur këtë, kundër Rumanisë, nga minuta e parë do të zbresë një Shqipëri me dy sulmues. Rinovimi i vonuar i skuadrës vijon edhe në sfidën e ‘Qemal Stafës’.
Përtej gabimeve në ndeshjen me Francës, porta kuqezi do t’i besohet sërish Ujkanit, ndërsa përpara tij do të rreshtohen në mbrojtje Dallku, Cana, Teli dhe Lila, këtë herë në rolin e mbrojtësit të majtë. Në mesfushë kthehet kapiteni Lala, i cili do të formojë vijën e parë pritëse ndaj sulmit rumun bashkë me Sabjen Lilaj. Ky i fundit debuton me fanelën kuqezi, ndërsa është surpriza e radhës e Kuzhe.
Paraqitja e mirë në “Stade de France” i ka dhuruaR Roshit një tjetër rol si titullar në krahun e majtë të mesfushës, ndërsa në të djathin do të luajë Bakaj, I preferuar në vend të Hykës. Ndryshe nga ndeshja e së premtes, në “Qemal Stafa” do të zbresin nga minuta e parë Bogdani dhe Salihi, të cilët do të kenë detyrën e vështirë të dërgojnë topin në rrjetë për t’i dhuruar kombëtares shqiptare një mbyllje dinjitoze eliminatoreve të Euro 2012.
Nertan Prifti