Kryetari Rama prezantoi zyrtarisht Shkelqim Canin kandidat per deputet
Kryetari i partisë Socialiste, Edi Rama prezantoi sot kandidatin për deputet për qarkun Dibër Shkëlqim Cani.
“Kam kënaqësinë që të prezantoj sot profesorin Cani që do të udhëheqë ekipin e PS për qarkun Dibër. Kur e ftova të hyjë si përfaqësues i Dibrës në parlamentin e ardhshëm, më kërkoi si kusht garancinë se qeveria jonë do të ndërtojë Rrugën e Arbrit, si paketë e vecantë e zhvillimit të qarku Dibër. Ndërsa unë i kërkova një paketë gjithashtu zhvillimi për Bulqizën”, u shpreh Rama gjatë këtij prezantimi.
Ndërsa, kandidati për deputet i PS-së, Cani shpalosi tre shtyllat ku do të përqendrohet projekti qeverisës për këtë qark, ku konkretisht ishin Rruga e Arbrit, bujqësia e blegtoria, miniera e kromit, me qëllim që minatorët të mos kenë një jetë si në mesjetë, por sa më normale.