Ministria e Jashtme Verifikim abuzimeve dhe reduktim ambasadash

Si i përdorin ambasadat shqiptare parate? Ministria e Jashtme do të verifikojë jo vetëm nëse ka pamjaftueshmëri në buxhet, sikundër u ankua ambasadori Galanxhi në Shtetet e Bashkuara, por dhe nëse ka patur abuzime
Ritheksoi se nuk do të pengohet asnjëherë nga buxheti aktiviteti diplomatik i Shqipërisë, veçanërisht në qendrat me interes strategjik, si Shtetet e Bashkuara apo Brukseli
Por ka ardhur koha që dhe Shqipëria të bëjë një reformë që po ndërmerret nga disa vende të BE-së për shkak të krizës. Në ndonjë shtet, ende nuk dihet se ku, nuk do të ketë më ambasadë. Kryerja e shërbimit diplomatik në rrugë të tjera do të sjellë dhe kosto më të ulët në buxhet
Në mes të javës qeveria ia shtoi ministrisë së Jashtme buxhetin me rreth 20 milion e 300 mijë lekë. Do të përdoren që ambasadat të shlyejnë disa detyrime të prapambetura pas aktiviteteve për festimin e 100 vjetorit të pavarësisë.