Kryetari Veliu priti udhëheqësin në largim të LMT-së

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka pritur sot në një takim lamtumirës majorin Laszlo Varga, udhëheqës i deritashëm i LMT-së të KFOR-it dhe në takim njohës udhëheqësin e ri të LMT-së, majorin Miklos Kiraly
Në takim me udhëheqësin e deritashëm të LMT-së të KFOR-it, majorin Laszlo Varga, në të cilin ishte i pranishëm edhe pasardhësi i tij, majori Miklos Kiraly, kryetari Veliu ka falënderuar majorin Varga për punën e bërë dhe bashkëpunimin e treguar.
Kryetari Veliu ka vlerësuar angazhimin e majorit Varga dhe punën e bërë në teren nga ekipi i KFOR-it që është udhëhequr nga ai, gjatë periudhës gjashtëmujore.
Kryetari Veliu njëkohësisht ka shprehur besimin dhe gatishmërinë që të vazhdojë bashkëpunimin e mirë edhe me pasardhësin e majorit Varga, majorin Kiraly.
Edhe majori Varga ka çmuar lart bashkëpunimin me kryetarin Veliu gjatë kohës derisa ai e ka udhëhequr ekipin e KFOR-it në Podujevë.
Në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin me kryetarin Veliu, majori Varga i ka dhuruar z. Veliu një plaketë me emblemën e LMT-së.
Në anën tjetër, kryetari Veliu e ka nderuar majorin hungarez në largim duke i dhuruar plaketën me emblemën e Komunës së Podujevës./Indeksonline/