Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Turqisë uron Kryetaren e Kuvendit për rizgjedhjen e saj.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë vijon të marrë mesazhe dhe letra urimi për rizgjedhjen e saj në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
Përmes një letre të dërguar, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Turqisë, Mehmet Ali Sahin thekson se do të bëjë të gjitha përpjekjet për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekzistuese të miqësisë dhe të bashkëpunimit midis Asamblesë Kombëtare të Turqisë dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Në letërën e tij, zoti Sahin i uron suksese dhe mbarësi Kryetares së Kuvendit dhe të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë.