E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri kinez Wen Jiabao uron Kryeministrin Berisha

Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh urimi nga Kryetari i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës Wen Jiabao.

“Me rastin e rimandatimit të Shkëlqesisë suaj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, në përfaqësi të qeverisë kineze dhe në emrin tim personal, i shpreh Shkëlqesisë suaj urime të përzemërta dhe të ngrohta. I uroj Shkëlqesisë suaj të merrni rezultatet më të mira në këtë post të rëndësishëm.

Midis dy popujve të Kinës dhe Shqipërisë ekziston një miqësi e thellë tradicionale. Vitet e fundit, marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë zhvilluar në mënyrë të mbarë. Shkëmbimi i niveleve të larta të dy vendeve është shtuar dhe bashkëpunimi praktik në fusha të ndryshme është frutdhënës. Dëshiroj të përpiqemi së bashku me Shkëlqesinë tuaj, me rastin e përkujtimit të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, me parimet e respektimit reciprok dhe të barabartë dhe të interesave të ndërsjella, të nxisim që marrëdhëniet e bashkëpunimit miqësor midis Kinës dhe Shqipërisë të zhvillohen më tej.

Wen Jiabao

Kryetari i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës”


25/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›