E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agron Duka: Pyeteni Berishën se ku e ka Klanin e Zemunit

Share

(E PERDITESUAR)- Agron Duka, ish- ministër në kohën kur qeveriste PS, shpesh ishte në qendër të akuzave të kreut të opozitës së asaj kohe. Sali Berisha e etiketonte si pjesë të Klanit të Zemunit shqiptar. Tani Agron Duka është zgjedhur në Asamblenë Kombëtare të PS. Thotë se i ka qëndruar gjithmonë besnik kësaj partie, edhe pse ka pasur oferta nga Ilir Meta. Por ai thotë se Berisha duhet të sqarojë se ku është Klani i Zemunit. Sipas Dukës, Berisha e di mirë se çfarë po bën ai klan aty ku është. Deklaratat ai i bëri për të përditshmen Shekulli. Saliu gjithmonë këput dokrra e pallavra, sa që bëhet edhe qesharak. Por saktësisht Berisha, si kryetar të Klanit të Zemunit, të fantazisë së tij, nuk më etiketon vetëm mua. Tani shkoni dhe pyesni Saliun se çu bë me Klanin e Zemunit shqiptar? Me këtë dua të them se zhurmat e tij janë gjithmonë qesharake. E di mirë Berisha se çfarë bën ai klan, atje ku është, tha Duka.

I pyetur për vendosjen e taksës progresive, Duka tha se: “Eshtë normale që në një vend kapitalist, siç pretendojmë të jemi, kush fiton më shumë, duhet të tatohet më shumë. Mendoj se programi i PS është absolutisht fitues”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›