E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzorcisti i Vatikanit: Joga është vepër e djallit

Share

At Gabriel Amorth ka kryer më shumë se 70 mijë ekzorcizma gjatë periudhës si shef ekzorcist në Vatikan. 85 vjeçari është në këtë post që prej 25 vitesh, pasi u caktua aty nga Papa Xhon Pali II.

Por në një konferencë ai ka surprizuar të pranishmit kur ka folur për jogën dhe Harry Potter-in.

At Amorth, një personazh interesant dhe i shumëdebatuar tha: Të praktikosh jogën të sjell djallin njësoj si të lexosh Harry Potter-in. Ato mund të duken të parrezikshme, por në fakt merren me magji dhe kjo të çon tek djalli.

Joga është punë e djallit. Ju mendoni se po bëni ushtrime për trupin e mendjen, por kjo ju çon në hinduizëm. Këto fe orientale janë bazuar në besimin e gabuar dhe në rimishërimin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›