E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i Ferizajit në burg

Gjykata Supreme konfirmon aktvendimin për kryetarin e Ferizajt, Bajrush Xhemajli i dënuar kohë më parë me 2 vjet e gjysmë burgim. 

“Aktvendimi është konfirmuar në të gjitha pikat dhe Bajrush Xhemajli do të duhet të vuaj dënimin me burgim" thuhet në portalet kosovare

Xhemajli u dënua me 2 vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, për aksidentin në të cilin vdiç një person. Ai u gjet fajtor për thyerje të rregullave të komunikacionit që patën si pasojë vdekjen e një personi. Xhemajli pati konfirmuar në intervistat e tija që është adhurues i ngasjes së veturës me shpejtësi. Pas aksidentit atij i është ndaluar ngasja e veturës për 3 vjet.

Bajrush Xhemajli akuzohej për veprën penale rrezikim i trafikut publik të Kodit Penal të Kosovës. Xhemajli do të duhet të vuaj dënimin me burgim duke lënë karrigen e të parit të komunës. 
Xhemajli akuzohej për veprën penale rrezikim i trafikut publik nga neni 297, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1.3 të Kodit Penal të Kosovës. Sipas ligjeve në fuqi, në Ferizaj duhet të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme lokale. 

/rg/shqiptarja.com/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›