Kryetari i Komisionit të Jashtëm të PE-së, Albertini: Të mos pranosh rregullat, siç bën opozita me qëndrimin e saj është të refuzosh demokracinë.
Të mos pranosh rregullat siç bën opozita me qëndrimin e saj është të refuzosh demokracinë. Kështu deklaroi Kryetari i Komisonit të Jashtëm të Parlamentit Europian, Gabriele Albertini.
Në takimin me zotin Albertini, Kryetarja e Kuvendit bisedoi lidhur me liberalizimin e vizave dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Pas takimit, zoti Alberitni dha një deklaratë për median, ku theksoi :
Sigurisht brenda mesit të këtij viti, në verë, do të mbyllet proçesi I liberalizimit të vizave për Shqipërinë.
Jemi shumë të kënaqur sepse kjo afron Shqipërinë me Evropën, dëshirë që e kemi të gjithë ne, veçanërisht ne italianët që jemi afër.
Natyrisht dhe për shqipëtarët, që pas vitesh izolimi, aspironi të hyni në Europë me të drejta të plota.
I pyetur për qëndrimin e opozitës zoti Albertini tha:
Pa dyshim rregullat e demokracisë janë rregulla të forta. Në momentin kur bëhen zgjedhje dhe pasi komuniteti ndërkombëtar i ka verifikuar dhe çertifikuar si zgjedhje të rregullta, atëherë rezultat e dala qartësisht, janë një realitet.
Nga këto zgjedhje ka dalë një mazhorancë dhe minoranca duhet të ndërgjegjësohet për vendin që i takon.
Të mos pranosh këto rregulla siç bënë opozita me qëndrimin e saj, është të refuzosh demokracinë.
Pra konfirmoj pozicionin e Presidentit e Parlamentit Europian Buzek se, mazhoranca qeveris dhe opozita kontrollon.
Bazuar në shtetin e së drejtës, në ndarjen e pushteteve, ku parlamenti është një pushtet, drejtësia një pushtet tjetër, dhe qeveria një tjetër, dhe meqenëse drejtësia ka marrë një vendim në lidhje me pretendimet e opozitës, atëherë pushteti politik nuk mund të dalë mbi pushtetin e drejtësisë. Po ta bënte parlamenti këtë, do të thotë që të shkelë rregullat e shtetit të së drejtës dhe kjo do të largonte Shqipërinë nga Europa.
Veprimtari
Rendi i Ditës
Programi i Punës
Kalendari i Punimeve
Si kanë votuar Deputetët
Seancë
Komisionet
Ligje te miratuara
Aktivitete te tjera
Lajmet e fundit
Kryetari i Komisionit të Jashtëm të PE-së, Albertini: Të mos pranosh rregullat, siç bën opozita me qëndrimin e saj është të refuzosh demokracinë.[ 14 Janar, 2010 ]"Rregullat e demokracisë janë rregulla të forta. Në momentin kur bëhen zgjedhje dhe pasi komuniteti ndërkombëtar i ka verifikuar dhe çertifikuar si zgjedhje të rregullta, atëherë rezultat e dala qartësisht, janë një realitet.Nga këto zgjedhje ka dalë një mazhorancë dhe minoranca duhet të ndërgjegjësohet për vendin që i takon.
Të mos pranosh këto rregulla siç bënë opozita me qëndrimin e saj, është të refuzosh demokracinë."
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli takohet me Kryetarin e Senatit së Mbretërisë së Belgjikës Z. Armand De Decker.[ 13 Janar, 2010 ]Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh se arsyeja kryesore e vizitës në Bruksel ishte pikërisht procesi i liberalizimit te vizave, pasi korriku i këtij viti, kur shqiptarët shpresojnë dhe besojnë se do të hiqen vizat, koençidon me Presidencën belge në BE.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli takohet me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, të Z. Patrick Dewael. Belgjika, vend që merr presidencën e rradhës së BE-së në korrik të vitit 2010, premton mbështetje për zonat e përmbytura.[ 13 Janar, 2010 ]Në takim Kryetari i Parlamentit belg dhe Kryetarja e Kuvendit ranë dakort që të komunikojnë në vijimësi edhe për përgatitjet e Shqipërisë, në marrjen e Statusit të vendit kandidat, për në BE.
Presidenti i Parlamentit Evropian Jerzy Buzek : Liberalizimi i vizave do të jetë i mundur në korrik të vitit 2010.[ 12 Janar, 2010 ]Në konferencën për gazetarët e Parlamentit Evropian , Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se me këtë autoritet që ka Presidenti Buzek dhe Parlamenti Europian, Shqipëria ka një mbështetje më të fortë nga vetë Parlamenti Evropian, për të përfunduar këtë proces urgjent, liberalizimin e vizave.
Parlamenti Europian vlerëson qeverinë për menaxhimin e situatës së përmbytjeve në Shqipëri.Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kërkon vijimin e mbështetjes për situatën.[ 12 Janar, 2010 ]Presidenti i Parlamentit Europian Buzek tha se - Shprehim gjithë mbështetjen tonë në të gjitha termat për situatën e përmbytjeve.
Lidhur me bojkotin e opozitës kreu i Parlamentit Evropian tha se, është një veprim i keq.
Kryetarja e Kuvendit merr pjesë në takimin me drejtues të qarqeve, bashkive dhe komunave të Shqipërisë, në mbështetje dhe ndihmë të zonave të përmbytura.[ 11 Janar, 2010 ]Takimi, veç analizës së gjendjes dhe kordinimit të mëtejshëm të masave, kishte për qëllim dhe dëshminë e një solidariteti mbarë kombëtar për tejkalimin e emergjencës.
Kryetarja e Kuvendit në drekën me banorët e shpërngulur nga zonat e përmbytura.[ 10 Janar, 2010 ]Pas ndjekjes nga afër të situatës në zonat e përmbytura, Kryetarja e Kuvendit ishte sot në drekë me banorët e shpërngulur nga këto zona, të mbledhur në turizmin Rozafa të qytetit të Shkodrës.
Kryetarja e Kuvendit në zonat e përmbytura në Livade.[ 10 Janar, 2010 ]Banorët e Livades falënderuan Qeverinë, deputetët, pushtetin lokal e shtabin e emergjencës që gjatë gjithë këtyre ditëve kanë shpërdarë ujë, medikamente e ushqime jo vetëm për familjet por edhe për gjënë e gjallë.
Kryetarja e Kuvendit në zonat e përmbytura përgjatë Bunës, në Murriqan, në komunën Ana e Malit.[ 10 Janar, 2010 ]Në bisedat me Kryetaren e Kuvendit, banorët shprehën mirënjohjen se si asnjëherë më parë i gjithë shteti ka qenë pranë tyre çdo ditë.
Duke siguruar banorët se po merren të gjitha masat për kompensimin e dëmeve, Kryetarja e Kuvendit u përsëriti edhe një herë banorëve të mbetur në Obot të largohen nga zonat e rrezikuara ndërkohë që varkat e skafet janë në dispozicion të tyre.
Kryetarja e Kuvendit flet për mediat nga Harku i Bërdicës: Prurjet e Kirit dhe Gjadrit janë të larta. Menaxhimi si asnjëherë më parë. Bashkëpunimi i banorëve i domosdoshëm.[ 09 Janar, 2010 ]Menaxhimi i situatës është bërë me sens të tillë përgjegjësie si asnjëherë më parë. Bashkëpunimi i banorëve për evakuimin mbetet kusht i domosdoshëm që asnjërit të mos i ndodhë asgjë. Niveli i liqenit është rritur me 13 cm. Këtu vazhojnë rreshjet. Prurjet e lumit të Kirit dhe Gjadrit janë të larta . Vetëm Kiri ka prurje 500 m3 në sekondë. Edhe ujrat që vijnë nga Mali i Zi e kanë bërë shumë të lartë nivelin në liqenin të Shkodrës dhe për rrjedhojë kjo ka bërë që sipërfaqet e përmbytura të rriten,
157
300
#ffffff
#ffffff
20
1
solid
1
left
1
#dfdfdfdf
11
helvetica, arial, sans-serif;
normal
normal