E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli takohet me Kryetarin e Senatit së Mbretërisë së Belgjikës Z. Armand De Decker.

Takimi që Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pati sot në mesditë me Kryetarin e Senatit të Mbretërisë së Belgjikës, z.Armand De Decker, u fokusua në  procesin e liberalizimit të vizave.
 
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli  u shpreh se  arsyeja kryesore e vizitës së saj në Bruksel pikërisht procesi i liberalizimit te vizave, pasi siç u shpreh ajo, korriku I  ardhshëm,  kur shqiptarët shpresojnë dhe besojnë se do të hiqen vizat koinçidon me Presidencën belge.

"Unë u inkurajova nga autoritetet më të rëndësishme belge për të bërë të mundur që gjatë kësaj presidence të arrijmë atë që është gjëja më kryesore për Shqipërinë, heqja e vizave"- u shpreh Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli
 
Kryetari i senatit  Belg tha se liberalizimi i vizave është i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Europën si e tërë.
Kryetarja e Kuvendit shpjegoi se nga pala shqiptare është punuar në mënyrë intensive për arritjen e liberalizimit të vizave në korrik të 2010 dhe paralelisht po punohet lidhur me Pyetësorin e komisionit europian.
 
Duke qenë se Belgjika do të jetë vendi i Presidencës së BE-së, në mandatin e dytë të 2010, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi si shumë të  rëndësishme  angazhimi n dhe mbështetjen e instutcioneve belge.
 
Pas takimit Kryetarja e Kuvendit dhe Kryetari i Senatit belg dhanë këtë deklaratë për mediat:
 

Kryetari i Senatit belg Armand De Decker: Kjo është mbështetja e Belgjikës, mbështetja e Senatit të Belgjikës, për të ndihmuar Shqipërinë që të arrijë liberalizimin e vizave. Mendoj se do të ishte një shenjë e mirë dhe e rëndësishme për shqiptarët dhe për bashkimin e Europës.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli: Meqënëse korriku i ardhshëm kur shqiptarët shpresojnë dhe besojnë se do të hiqen vizat do të koinçidojë me presidencën belge, ishte kjo arsyeja kryesore për të cilën unë jam këtu. Unë u inkurajova nga autoritetet më të rëndësishme belge, për të bërë të mundur që gjatë kësaj presidence, të arrijmë atë që është gjëja më kryesore për Shqipërinë, heqjen e vizave.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›