E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli takohet me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, të Z. Patrick Dewael. Belgjika, vend që merr presidencën e rradhës së BE-së në korrik të vitit 2010, premton mbështetje për zonat e përmbytura.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli takoi sot Kryetarin e Parlamentit të Belgjikës, vend i cili merr presidencën e rradhës së BE-së në korrik të vitit 2010.
 
Kryetarja e Kuvendit bisedoi me zotin Patrick Dewael, duke i paraprirë vendimarrjeve që kanë lidhje me liberalizimin e vizave dhe opinionin që do të japë Komisioni  për kërkesën e vendit kandidad, ndërkohë që presidenca aktuale spanjolle dhe presidenca e ardhshme belge
koordinojnë mes tyre, për këto vendime.
 
Dy ishin temat kryesore të bisëdës me Kryetarin e Parlamentit belg: mbështetja për situatën e përmbytjeve dhe liberalizimi i vizave.
 
Kryetarja e Kuvendit falënderoi për ndihmën e dhënë deri tani nga Belgjika për përmbytjet dhe kërkoi që  vijimin e kësaj mbështetjeje deri në kapërcimin e situatës.
 

Kryetari Patrick Dewael siguroi për angazhimin  e tij personal në ndihmë të Shqipërisë, në këtë situatë.
Kryetari i Parlamentit belg dhe Kryetarja e Kuvendit ranë dakort  që të komunikojnë në vijimësi  edhe për ecurinë e përgatitjes për statusin e vendit kandidat.
 
Kryetarja e Kuvendit tha se është plotësuar tashmë mbi 90 përqind e përgjigjeve të pyetësorit dhe është bërë leximi i parë dhe se punohet intensivisht dhe në mënyrë profesionale për të.
 
 
 
 
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›