Kryetari i LDK-së në Bruksel

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, po qëndron në një vizitë zyrtare në Bruksel, ku është takuar me kryetarin e Partive Popullore Evropiane, Wilfried Martens, me të cilin ka biseduar për gjendjen aktuale në Kosovë, si dhe për anëtarësimin e LDK-së në familjen e Partive Popullore Evropiane.
“Në takim u vlerësuan hapat që LDK-ja po i ndërmerr drejt perspektivës evropiane.
Kryetari Mustafa po ashtu takoi në takime të ndara edhe znj. Doris Pack dhe z. Eduard Kukan, anëtarë të Parlamentit Evropian nga EPP, si dhe znj. Corinne Wortmann-Kool, nënkryetare e EPP dhe kryetare e Komisionit për Anëtarësim”, thuhet në një komunikatë të LDK-së.
Po sipas saj, Mustafa është takuar edhe me Stefano Sanino, shef i Zyrës për Zgjerim pranë komisionerit, Stefan Fyle. Temë e bisedës ishin proceset e integrimeve evropiane, reforma zgjedhore në Kosovë dhe Veriu i Kosovës.