Kryetari i PD, Basha: Me Ramën, jemi të fundit në rajon në çdo fushë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, përmes një statusi në Twitter, shkruan se me Ramën kryeministër, Shqipëria është e fundit në çdo fushë, duke përfshirë ndihmën direkte për ekonominë. Zoti Basha ka publikuar një foto me disa shifra, që, sipas tij, “Shqipëria është e fundit në rajon për ndihmën direkte për ekonominë për 1 mln banorë”.
“Me Ramën jemi të fundit në çdo fushë, përfshirë ndihmën direkte për ekonominë. Por jo dhe shumë gjatë! Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë financiarisht çdo familje shqiptare dhe do të sjellim shpresë të re për vendin” – shkruan kreu i PD, Basha. /rtsh.al