Rama inspekton reanimacionin e ri në Spitalin e Vlorës: Shërbim me standarde europiane

Kryeministri Edi Rama ashpërson tonet ndaj opozitës. Gjatë takimeve të planifikuara për qytetin e Vlorës, për platformën “Deputeti që duam”, kreu i qeverisë u shpreh se kundërshtari politik synon që në Shqipëri të ndodhë katastrofa me koronavirusin.“Opozita shpresën e fundit për tu kthyer në pushtet e ka varur te armiku i padukshëm. Fatkeqësisht ëndërron katastrofën atë që thotë përditë duke e shitur si të ishte realiteti që fshihet por në fakt është ëndrra e saj qametin dhe kolapsin e sistemit tonë shëndetësor. Ënderron të mos ketë shtretër dhe Shqiprëia ta humbasë këtë sfidë dhe ata të përfitojnë atë pushtet përsëri të cilin e kanë patur dy herë dhe në të dyja herët kanë treguar se dinë ta përdorin vetëm për vete, ndërkohë që Shqipërinë dy herë e kanë çuar në drejtim të paditur”.tha kryeministri.
Pasi ka vizituar spitalin rajonal në Vlorë, kryeministri bëri të qartë se vendi ynë po e përballon këtë luftë, ashtu si shtetet më të zhvilluara të planetit.“Ata që flasin për spitalet, o kanë qenë në spital më parë, e i parafytyrojnë spitalet e deri djeshme, o kanë dëgjuar nga të tjerët e ju ka mbetur fiksimi se po erdhe në spital është qameti. Këto nuk janë pajisje të 1914, por të vitit 2014 dhe ky spital që shohin njerëzit me të gjithë këto aparatura dhe sistem logjistike të njëjtë si në Angli, Francë apo Turqi”, tha zoti Rama.
Kreu i maxhorancës theksoi se nuk është numri i testeve ai që ndryshon realitetin me COVID-19, por strategjia e menaxhimit për cdo vend. Sipas tij, nëse do të kërkohet të blihen më tepër teste, ato do të jenë menjëherë prezente tek ne. Kryeministri garantoi se janë marrë masa edhe për rritjen e numrit të rasteve të të infektuarve.