Kryetarja e Kuvendit vizitë zyrtare në Azerbaixhan, e para e këtij niveli në këtë vend. Kryetarja e Kuvendit takim me Presidentin, Aliyev
Në ditën e parë të vizitës së saj zyrtare në Baku me ftesë të kreut të Parlamentit të Azerbaixhanit, zoti Oktay Asadov, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, zonja Jozefina Topalli u prit në pallatin presidencial Zugulba nga Presidenti i Republikës së Azerbaixhanit, zoti Ilham Aliyev.
Presidenti Aliyev, duke i uruar mirëseardhjen, u shpreh se konsideronte vizitën e zonjës Topalli në Baku, e para e një personaliteti të lartë nga Shqipëria, si hap konkret dhe shprehje të rëndësishme të vullnetit politik të të dyja vendeve për të vendosur lidhje miqësie e raporte konkrete bashkëpunimi ekonomik me interes reciprok.
Duke nënvizuar se Azerbaixhani dhe Shqipëria kanë mjaft ngjashmëri në historinë e tyre të mbijetesës nga regjime komuniste, të kapërcimit të një tranzicioni të vështirë dhe sot të trasformimeve dinamike , presidenti i Azerbaixhanit tha se është momenti i duhur të përcaktojmë interesat tona të bashkëpunit ekonomik. Ai theksoi se Azerbaixhani është një vend me orjentim europian duke ruajtur vlerat e veta, me nje politikë të dyerve të hapura për bisnesin, në kërkim të tregut dhe klimës së favorshme për investitorët e vet.
Zonja Topalli, duke falenderuar për pritjen e ngrohtë që iu rezervua, i tha Presidentit Aliyev se ishte mjaft e befasuar nga energjia dhe rritmet e zhvillimit ekonomik të Azerbaixhanit. Ajo konsideroi infrastrukturën moderne, arritjet në diversifikimin e ekonomisë, projektet e mëdha me përfshirje të gjerë të naftës dhe gazit, ndërtimin e aeroporteve të reja ndërkombëtare, pjesëmarrjen në ndërtimin e në koridoreve rrugerë ndërkombëtarë, rritjen ekonomike prej 8 %. si ndër treguesit më dinamikë të zhvillimit të Azerbaixhanit.
Presidenti Aliyev dhe Kryetarja Jozefina Topalli ndanë mendimin se shkëmbimi i vizitave të nivelit më të lartë, vendosja e kontakteve mes ministrive të interesuara dhe inkurajimi I biznesit përmes dhomave të tregëtisë, mbajtja e forumeve e hapja e ekspozitave do të nxisin bashkëpunim të frytshëm në fusha si energji, infrastukturë, turizëm, bujqësi, kulturë etj. Kryetarja tha se hartimi I një kornizë ligjore adekuate do të përshpejtojë bashkëpunimin. Ajo shprehu angazhimin se do të mbështesë cdo nismë ligjore në këtë drejtim.
Presidenti Aliyev mirëpriti kërkesën e Kryetarjes së Kuvendit në përfshirjen e Shqipërisë si vend I rëndësishëm tranziti në projektet e mëdha të linjave gazsjellëse.
Kryetarja e Kuvendit e shftytëzoi këtë takim për të diskutuar për cështjen e Kosovës. Ajo theksoi se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm që kontribuon në paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin e rajon. Vendet që kanë njohur deri tani pavarësinë e Kosovës janë 69. Së shpejti pasi gjykata ndërkombëtare të shprehet, pritet që numri i tyre të rritet sikurse janë angazhuar, tha zonja Topalli.
Presidenti Aliev u shpreh se kishte respekt të madh për popullin e Kosovës dhe e siguroi Kryetaren e Kuvendit se do ti kërkonte kryeministrit të vet të gjente mënyrat për të mbështetur një popull mik dhe për ti dëshmuar atij solidaritet të plotë.
Duke e siguruar zonjën Topalli se vizita e saj ishte një shtysë e drejtpërdrejtë në miqësinë dhe bashkëpunimin ekonimik mes dy vende ai i shprehu dëshirën për të vizituar Shqipërinë në përgjigje të ftesës së Kryeministrit shqiptar. Ndërkohë tha ai, unë pres me kënaqësi vizitën zyrtarë të Kryministrin Berisha brenda këtij viti në vendin tim.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.