Kryetari i Partisë Federale të Austrisë uron kryeministrin Berisha për fitoren në zgjedhjet parlamentare
Kryeministri Berisha ka marrë një letër urimi nga kryetari i Partisë federale të Austrisë zoti Josef Proll, për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
Në këtë letër, zoti Proll shprehet:
“Më lejoni tu uroj për suksesin tuaj në zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilat përkrahin fuqishëm udhëheqjen politike të Partisë Demokratike dhe dëshmojnë mbështetjen e vazhdueshme të votuesve shqiptarë për politikën dhe përkushtimin tuaj për forcimin e perspektivës evropiane për vendin tuaj.
Unë ju uroj gjithë të mirat për mandatin tuaj të ri dhe suksese në ndërtimin e një qeverie të fortë dhe të qëndrueshme, e cila do të zbatojë reformat e nevojshme drejt rritjes së mirëqënies dhe sigurisë, në të mirë të qytetarëve shqiptarë."
20/07/2009