Kryetari i Senatit të Kanadasë, Noel Kinsella nesër në Tiranë

Kryetari i Senatit të Kanadasë, Noel Kinsella nis nesër një vizitë dyditore në Tiranë me ftesë të kryetares së parlamentit, Jozefina Topalli. Gjatë qendrimit në vendin tonë, kinsella do të ketë një sërë taklimesh me krerët më të lartë të vendit. Fillimisht ai do të pritet nga kryeparlamentarja Topalli dhe gjatë takimit do të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi që do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët për shtyp. Kandaja, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në NATO, duke qenë një nga mbështetësit kryesorë dhe ndër vendet e para që ratifikoi protokollin e pranimit në NATO.
Vizita e Kryetarit Kinsella pason vizitën zyrtare të Kryetares së Kuvendit të Jozefina Topalli, në tetor të vitit 2007 në Kanada.
Kjo është vizita e parë e një Kryetari të Senatit kanadez në Tiranë.
Vizita e Kryetarit Kinsella pason vizitën zyrtare të Kryetares së Kuvendit të Jozefina Topalli, në tetor të vitit 2007 në Kanada.
Kjo është vizita e parë e një Kryetari të Senatit kanadez në Tiranë.