E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do vazhdojmë protestat në gjithë vendin

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka bërë të ditur në një konferencë për shyp se protestat e nisura ditën e djeshme do të vijojnë tashmë në një qytete tjetër të Shqipërisë. Për sa i përket çështjes së mbledhjes së firmave për hapjen e kutive ai u shpreh se duket se ato të mblidhen shumë thjeshtë duke qene se vetëm në mitingun e djeshëm janë mbledhur 10.000 firma dhe se arritja e këtij numri në 20000 do shumë pak punë tashmë.
Po ashtu Rama është shprehur se zgjedhjet e pjeshme kanë probleme me futjen në fushatë të të zgjedhurve vendorë të cilët nuk kanë dhënë ende dorëheqjen. Ai u shpreh se do i propozoj Asamblesë për mospjesëmarrjen në procesin zgjedhor.
Gjatë konferencës për shtyp Rama i është përgjigjur edhe shumë pyetjeve të tjera lidhur me zhvillimet politike ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›