E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i Shtetit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave nga aksidenti tragjik në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz.

17 korrik 2010

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasojë e aksidentit rrugor të një autobusi të linjës Durrës-Fushë Arrëz.

“Të dashur familjarë dhe të afërm të viktimave,

Më lejoni të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha familjet që patën viktima duke u thënë që jam pranë jush në këto moment të vështira! Ndihem shumë i trishtuar ashtu sikurse edhe ju për këtë aksident fatkeq që mori përmasa tragjike.

Duke ju siguruar që të gjitha strukturat e duhura të shtetit shqiptar janë ngritur në këmbë dhe po punojnë me një organizim të shkëlqyer për të administruar situatën dhe minimizuar përmasat e kësaj tragjedie, më lejoni t’ju shpreh edhe njëherë solidaritetin njerëzor dhe institucional!

Sinqerisht!

Bamir Topi”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›