"The Guardian": Merkel kundërshton "shpëtimin" e Greqisë
Kancelarja gjermane Angela Merkel hodhi poshtë planin e shpejtë për shpëtimin financiar të Greqisë, në samitin e zhvilluar dje nga liderët e Bashkimit Evropian.
Lajmi për dështimin e planit bëhet i ditur nga gazeta e njohur britanike "The Guardian". Ky plani ofronte propozime konkrete për të ndihmuar vendin ballkanik të dalë nga kriza e borxheve.
Gazeta citon zyrtarë të paidentifikuar, të thonë se plani specifik dhe i shpejtë për shpëtimin financiar të Greqisë u refuzua nga Merkeli, pavarësisht një show franko-gjerman dhe deklaratës së BE-së, se blloku po i dërgonte Greqisë një mesazh të qartë solidariteti.
Merkel ka theksuar se, Athina duhet t'i zgjidhë vetë problemet e saj. "Gjermania po e konsideron me kujdes të madh asistencën financiare, si në fushën ligjore ashtu edhe në parim'', tha një zyrtar i lartë i BE-së, sipas ''The Guardian''.
Një tjetër diplomat i lartë i BE-së, paidentifikuar, sipas gazetës, tha se ''Gjermania nuk po tund në ajër bllokun e çeqeve''. Liderët evropianë kërkuan dje të mbështesin Greqinë me fjalë inkurajuese, por pa ofruar hapa specifikë.
Presidenti i BE-së, Herman van Rompuy dhe Merkeli thanë se nuk ishte e mundur t'i ofroje Greqisë sesi mund të ndihmohej ajo, ndërkohë që Athina nuk kishte kërkuar asistencë specifike nga Bashkimi Evropian.