E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Shqipëria në tetor do marrë statusin e vendit kandidat

Italia do të punojë që Shqipëria brenda muajt tetor të 2010-ës të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Kjo ka qenë garancia që ka marrë kryeministri Sali Berisha nga takimi me kryeministrin Italian Silvio Berluskoni gjatë vizitës së tij në Itali.
Kreu i qeverisë italiane tha gjithashtu se vendi i tij angazhohet në procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë.
Ndërkaq, z. Berisha dhe kryeministri Italian Silvio Berluskoni janë angazhuar tërësisht që të dy vendet të punojnë për të zhvilluar projektet energjetike në të dy vendet respektive.
Sipas Z.Berisha Shqipëria synon të bëhet superfuqi dhe për këtë ka edhe mbështetjen e shtetit fqinj.
Shefi i qeverisë italiane nuk ka qëndruar larg zhvillimeve të brendshme politike në Shqipëri. Z.Berluskoni tha se politika e bojkotit nuk i shërben askujt, e më pak demokracisë.
Një vëmendje të veçantë të diskutimeve të tij në Itali, kryeministri Berisha i ka kushtuar edhe çështjes së emigrantëve shqiptarë që jetojnë atje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›