E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari që goditi për vdekje një person “shpërblehet” si drejtor

Ish kryetari i komunës Nagoriçan i Vjetër, Miodrag Jovanoviq, i cili vitin e kaluar kishte sheklur një person dhe kishte ikur nga vend ii ngjarjes, ende është drejtor i postës në Kumanovë.

Edhe pse nga partia në pushtet kishin deklaruar se janë kundër emërimit të Jovanoviqit për drejtor të postës në Kumanovë dhe kishin paralajmëruar edhe procedurë gjyqësore për këtë rast, ai vazhdon të punojë pa problem në këtë pozitë,shkruan Zhurnal.

Para dy javëve nga partia e LSDM-së kishin njoftuar se Jovanoviq është bërë drejtor i postës së Kumanovës edhe pse i kishte marrë jetën një personi gjatë aksidentit në komunikacion dhe pasi ka ikur nga vend ii ngjarjes.

Jovanoviq ka pranuar se është ushtrues detyre të postit të drejtorit në postën e Kumanovës, por është arsyetuar se ka qenë në këtë pozitë para se të bëhej kryetar i komunës. Nga “Postat e Maqedonisë” kanë theksuar se Jovanoviq do të ndrrohet por nuk dihet se kur do të ndodhë kjo./indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›