E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shtron darkë Iftari

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli si çdo vit, që prej 6 vitesh kur është në krye të këtij insititucioni , ka shtruar iftar për besimtarët myslimanë në muajin e shenjtë Ramazanit. Ndërsa ka falenderuar të ftuarit në çeljen e iftarit, kryeparlamentarja topalli tha se ky muaj është momenti më sublim i besimit tek Zoti, i cili të kthen në forcë në një vullnet të jashtëzakonshëm për të përballuar jetën e cila jo gjithmonë është e thjeshtë. Është vetëm forca e Zotit që na bën të jemi optimist dhe te shohim me pozitivitet të ardhmen.

Të pranishëm në këtë darkë iftari ishin Kryetari i Komitetit Mysliman Selim Muça, myftitë e të gjitha qarqeve, krerë të komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri, deputetë dhe personalitete të fushave të ndryshme si dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë. Kjo është darka e dytë gjatë këtij muaji Ramazani që kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli merr pjesë në shtrimin e darkës së iftarit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›