E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti turk: Jam dëshmitar i reformave të thella e të guximshme të Qeverisë shqiptare

Presidenti Gyl përshëndeti ecurinë dinamike të marrëdhënieve të gjithanshme midis dy vendeve tona dhe u shpreh se Turqia inkurajon ambicjen e Shqipërisë për integrim në Bashkimin Europian, sikurse mbështeti fort anëtarësimin e saj në NATO. Shqipëria e meriton, tha ai, pasi në vizitat e mia si Ministër i Punëve të Jashtme, edhe si President, jam dëshmitar i reformave të thella e të guximshme të Qeverisë së saj.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli pasi shprehu kënaqësinë e vizitës në një vend me lidhje të forta historike dhe miqësore, vlerësoi se këto katër vitet e fundit kanë qenë vitet më vendimtare në historinë demokracisë. Sot Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, me treguesit ekonomike më pozitivë, që shmangën prekjen nga kriza financiare botërore, ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave brenda këtij viti dhe ka përfunduar tashmë rreth 95 përqind të pyetësorit të Komisonit Europian, për të fituar statusin e vendit kandidat në BE. Lidhur me ecurinë njohjes së pavarësisë së Kosovës, të dy bashkëbiseduesit ishin të një mendimi se procesi ka hyrë në rrugë të mbarë dhe të pakthyeshme.

Presidenti Gyl u shpreh se Turqia është e vendosur të mbështesë çështjen e pavarësisë së Kosovës
Presidenti Gyl dhe Kryetarja e Kuvendit shprehën kënaqësinë e tyre se midis dy vendeve ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera dhe një bashkëpunim në rritje në investime, në shkëmbime tregtare, në fushën ushtarake, në arsim dhe në mjekësi. Presidenti turk i pohoi Kryetares së Kuvendit se ka asistuar në shumë diplomime të studentëve shqiptarë në Turqi të cilët, tha ai, unë i shoh si ura të intensifikimit të miqësisë sonë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›