Presidenti Topi i dërgon një mesazh ngushëllimi Presidentit të Turqisë, Abdullah Gyl për viktimat e tërmetit tragjik.

8 mars 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, në të cilin shkruhet:
"Me hidhërim të thellë mësova për fatkeqësinë natyrore shkaktuar nga tërmeti i mëngjesit të sotëm në Turqinë Lindore, ku tragjikisht humbën jetën pesëdhjetë e një vetë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë!
Më lejoni, Shkëlqesia Juaj, që për këtë ngjarje tragjike që tronditi gjithë popullin turk, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh ngushëllimet më të thella e më të sinqerta, dhe nëpërmjet Jush, edhe familjeve e të afërmve të viktimave!
Në këtë ditë dhimbjeje për Republikën mike të Turqisë, Shqipëria dhe populli shqiptar ndihen pranë Jush duke ju shprehur gjithë solidaritetin tonë njerëzor për kapërcimin sa më lehtë e sa më të shpejtë të kësaj situate tragjike!"