Kryetarja e Kuvendit: Vendet e NATO-s, në qeveritë, parlamentet e senatet e tyre, votuan rezultatet e reformave, votuan një Shqipëri që është transformuar në mënyrë marramendëse.
I nderuar Kryeministër
Të nderuar deputetë
Të nderuar shkëqesi ambasadorë
Sot është një ditë e veçantë për Parlamentin. Ne sot do votojmë paketën e anëtarësimit në NATO.
Ne sot marrim përsipër angazhimet tona për të kontribuar në Organizatën e Traktatit të Veriut.
Ne sot votojmë Shqipërinë në NATO, pasi 26 vende anëtare e kanë ratifikuar atë.
Ne i falenderojmë vendet e NATO-s që në qeveritë, parlamentet e senatet e tyre, votuan për ne, votuan rezultatet e reformave që ne kemi bërë, votuan një Shqipëri që në këto vite është transformuar në mënyrë marramendëse.
Ata na besuan ne që të përballemi në krah të SHBA, Europës, Kanadasë, me sfidat e këtij shekulli.
Mirënjohje të veçantë SHBA, mirënjohje Europës, mirënjohje Kanadasë dhe Turqisë.
Sot është një ditë historike, sot ne shpërblehemi për sakrificat, punën, bësimin, përpjekjet titanike të çdo burri, gruaje, të çdo shqiptari.
Sot Shqipëria e sheh veten qartë të vendosur në anën e mbarë të historisë.
Më lejoni si Kryetare e Kuvendit të falenderoj të gjithë deputetët që punuan për këtë ditë .