Seancë historike e Kuvendit të Shqipërisë.Deputetët miratojnë në unanimitet, paketën e ligjeve të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Kuvendi mbajti sot një nga seancat më solemne të parlamentarizimit shqiptar në të gjithë zhvillimet historike të vendit: "Miratimin e paketës ligjore, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO" .
Në një sfond me simbole dhe flamujt të vendeve anëtare të NATO-s, Parlamenti shqiptar, mbylli siparin e një procesi ratifikimesh, i cili u kurorëzua në një kohë rekord, me votimin e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë nga parlamentet, senatet dhe qeveritë e 26 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut.
Në hapje të seancës Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh :
Ne i falenderojmë vendet e NATO-s që në qeveritë, parlamentet e senatet e tyre, votuan për ne, votuan rezultatet e reformave që ne kemi bërë, votuan një Shqipëri që në këto vite është transformuar në mënyrë marramendëse.
Ata na besuan ne që të përballemi në krah të SHBA, Europës, Kanadasë, me sfidat e këtij shekulli. Mirënjohje të veçantë SHBA, mirënjohje Europës, mirënjohje Kanadasë dhe Turqisë.
Garen e Nato-s e fituam, do të fitojmë dhe garën për zgjedhje të lira iu drejtua Kryetarja e Kuvendit, deputetëve. Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se sot Parlamenti voton aktin më historik dhe më solemn të historisë kombëtare pas shpalljes së Pavarësisë. Ne, sot votojmë si përfaqësues të qytetarëve shqiptarë, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në Aleancën më të fuqishme dhe më të shkëlqyer, të lirisë së të gjitha kohërave.
Ne votojmë sot, në këtë Parlament, për të garantuar sot e tutje liritë tona, të fëmijëve tanë, nipërve (fëmijëve të fëmijëve) tanë dhe gjeneratave të vijnë.
Ne votojmë sot për të nisur të sigurt rrugën tonë drejt të ardhmes që meritojmë. Në fjalën e tij Kryeministri Berisha tha se sot, shqiptarët, arkvojnë një nga historitë më të dhimbshme të planetit. Shqiptarët mbijetuan dhe po jetojnë sot këtë ditë, sepse aspirata e tyre për liri dhe dinjitet nuk u shua kurrë. Aspirata e tyre nuk u shua nga asgjë, as nga pushtimet, epidemitë, mjerimet, skamja apo diktatura. Por, ajo mbeti e gjallë për tu shndërruar në një realitet në vitet 90, mbeti e gjallë për tu shndërruar në levën e Arkimedit të këtij procesi, të këtij akti madhor që përjetojmë sot.
Kombet e vjetra svdesin kurrë, i tillë është edhe kombi shqiptar. Më tej e morën fjalën përfaqësuesit e grupeve parlamentare, të cilët e cilësuan seancën e sotme si historike për shqiptarët, si dhe i shprehën mirënjohje vendeve anëtare të NATO-s, SHBA dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar. Kryetari i Grupit Palrmanetar të Partisë demokratike Astrit Patozi cilësoi se dita e sotme, është solemne për Parlamentin shqiptar.
Sot është një ditë e madhe, pasi mund të konsiderohet si finalizimi I një procesi ndër më të rnëdësishmit dhe jetikët që Shqipëria ka njohur në të gjithë historinë e saj.
Duhet të ndjehemi krenarë sepse kemi përmbushur një aksion të jashtëzakonshëm, cili pas pak ditësh i rendit shqiptarët krahas vendeve më të fuqishme , më demokratike dhe më të civilizuara të planetit.
Ne jemi sot në portat e Nato-s në radhë të parë dhe mbi të gjitha për shkak të suksesit të reformave të gjithanshme që u ndërmorën nga mazhoranca pas vitit 2005,kur dhe më optimisti midis nesh,nuk e parashikonte kaq shpejt ditën e bekuar të anëtarësimit. Kryetarja e Grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj, ndër të tjera, tha :
Ka ardhur momenti kur Shqiperia renditet si një anëtar me të drejta të plota, krah demokracive perendimore ne një aleancë të vlerave demokratike. Si në asnjë vend tjetër të rajonit, qysh në fillimet e demokracisë, populli shqiptar ka përqafuar aspiratën integruese në strukturat euroatllantike, duke I dhënë, mbështetjen më të gjerë në vite anëtarësimit në NATO dhe në BE.
Padyshim që ajo që na solli deri këtu ka qenë një kontribut i përbashkët, i gjithë shoqërisë shqiptare, i mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë. Pas fjalimeve të rastit, deputetët miratuan në unanimitet të plotë, paketën e projektligjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO: 1-Projektligj Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Atllantikut të Veriut.
2-Projektligj Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atllantikut të Veriut, për statusin e forcave të tyre.
3-Projektligj Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e organizatës së Traktatit të Atllantikut të Veriut, të përfaqësuesve kombëtar dhe personelit ndërkombëtar.
4-Projektligj Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e misioneve dhe të përfaqësuesve të shteteve të treta në organizatën e traktatit të Atllantikut të Veriut.
5-Projektligj Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për statusin e shtabeve ushtarake ndërkombëtare, të ngritur në përputhje, me Traktatin e Atllantikut të Veriut. Seanca u ndoq me interes të veçantë nga Trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, si dhe Presidenti i Parlamentit të Polonisë, i ftuar posaçëm, i Kryetares së Kuvendit. ( Kliko më poshtë, për përmbajtjen e paketës së ligjeve, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO)
Ligj nr. 10. 100, datë 26.03.2009, Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut. Ligj nr. 10.101, datë 26.03.2009, Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave të tyre.
Ligj nr. 10.102, datë 26.03.2009, Për ratifikimin e marrëveshjes për statusin e organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, të përfaqësuesve kombëtarë dhe personelit ndërkombëtar. Ligj nr. 10.103, datë 26.03.2009, Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në në marrëveshjen për statusin e misioneve dhe të përfaqësuesve të shtetetve të treta, në organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut" Ligj nr. 10.104, datë 26.03.2009, Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për statusin e shtabeve ushtarake ndërkombëtare, të ngritura në përputhje me Traktatin e Atlantikut të Veriut.