Vritet me plumb në gojë 32 vjecari, vrasësi i hap zjarr policisë
TIRANE-Një persona është qëlluar për vdekje pak pas mesnate, ndërsa policia nuk ka mundur të prangosë vrasësin, por është përballur me një sulm me armer nga ana e këtij të fundit.
Policia e Tiranës bëri të ditur se 32 vjecari Ahmet Bardhoshi është qëlluar me armë zjarri brenda makines tip benz me targa të Tiranës 3584 G pranë shkollës se mesme Agrobiznes në zonën e Kombinatit në Tiranë. Policia bën të ditur se po heton intensivisht për vrasësin.
Dyshohet se viktima ishte pjese e një bande grabitesish dhe se është vrarë nga shoku i tij. Ai është qelluar me plumb pranë gojes. Të sinjalizuar për ngjarjen e rende policia ka rrethuar zonën e Kamzës. Por në operacionin për kapjen e autorit ata janë përballur me hapjen e zjarrit nga ana e tij. Ai ka mundur ti shpetoje arrestimit duke përfituar nga errësira.
Për kapjen e tij janë ngritur postoblloqe në gjithë zonën e Kamzës, Tiranës ndërsa janë sinjalizuar për vrasjen dhe policitë e rretheve të tjera të vendit.
(d.b/News24/BalkanWeb)