Kryetarja e Kuvendit me Gratë për fitoren në Kavajë: "Edvini ta harrojë se mund të prishë zgjedhjet"
Gratë , nënat dhe vajzat e Kavajës pritën sot Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ndali turin e saj "Gratë për fitoren" në këtë qytet, ndër të parët që u ngrit kundër sistemit diktatorial, me kurajo e vizion të jashtëzakonshëm.
Gratë, tha Kryetarja e Kuvendit kanë qenë të parat që kanë dalë nëpër rrugë dhe sheshe për të rrëzuar komunizmin. Kanë qenë gratë dhe nënat që në vitin 2005 e kuptuan se Shqipëria duhet të ndryshonte. Ne dhamë premtimin e ndryshimit dhe sot, pas 4 vjetësh mund të themi me plot gojën se Shqipëria po ndryshon. Gratë kërkojnë vazhdimin e ndryshimit për një
të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.
Fitorja do të jetë në të gjithë Shqipërinë si në 92-shin. Edvini ta harrojë se mund të prishë zgjedhjet, tha Kryetarja e Kuvendit.
Më tej, duke u ndalur në projektet për katër vjeçarin e ardhshëm, Kryetarja e Kuvendit tha:
Projektet e zhvillimit në 4-vjeçarin tjetër janë po aq ambicioze, sa kanë qënë këto që ne kemi realizuar gjatë kësaj periudhe. Nga të gjitha premtimet e programit të Partisë Demokratike nuk ka një premtim që nuk është mbajtur. Katër vjeçari i ardhshëm do të jetë një katërvjeçar i jashtëzakonshëm, i sfidave dhe ambicieve të mëdha për Shqipërinë, i mundësisisë së liberalizimit të vizave, i rritjes së mëtejshme ekono mike, do të jetë një katërvjeçar ku ne do të vazhdojmë të rrisim rrogat, një katërvjecar tjetër i sukseshëm, ku do të vazhdojmë të rrism pensionet e mbi të gjitha vëmendja do të përqëndrohet tek ata që kanë më shumë nevojë, tek ata që kanë më pak mundësi dhe mbi të gjitha ajo që ne synojmë është rinia; më shumë bursa, më shumë shkolla, më shumë punësim. Fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit