E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit takim madhështor me gratë dhe vajzat në Pallatin e Sportit në Shkodër: Kësaj rradhe do fitojmë në të gjithë Shqipërinë si në 92-shin.

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli me "Gratë për fitoren" në Shkodër u prit në një takim me pjesëmarrje të jashtëzakonshme nga zonjat, gratë dhe vajzat e këtij qyteti, të cilat kishim tejmbushur Pallatin e Sportit.

Kryetarja e Kuvendit tha se nënat në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë do të votojnë atë alternativë që ka ndryshuar vendin dhe që do të përmirësojë më tej jetën dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.   "Kësaj rradhe do të fitojmë në të gjithë Shqipërinë si në 92-shin, tha Kryetarja e Kuvendit.

Në fjalën e saj në këtë takim entuziast Kryetarja e Kuvendit ndër të tjera tha:

Unë i them kryetarit të Bashkisë së Tiranës, sot nga Shkodra: ti je çuar për të ikur që kur ke votuar kundër rritjes së rrogave, ti je çuar për të ikur kur ke votuar kundër rritjes së pensioneve; ti je cuar për të ikur që nga momenti që proteston për gjëra që nuk egzistojnë. Kryetarii Bashkisë së Tiranës është çuar për të ikur kur Shqipëria do të merrte ftesën për në NATO, është çuar për të ikur, sepse ai nuk ka program, ashtu siç iku në fakt, kur filloi pika e parë e shiut, në hapjen e fushtaës së tij elektorale.   "Kryetari i Bashkisë të Tiranës hapjen e fushatës së tij elektorale në qytet Studenti e filloi me ministrin e fundit të brendshëm dhe sigurimit të shtetit Gramoz Ruçin. Ai ishte në një pozicion kyç, atëherë kur këtu katër djem shkodranë, përpara universitetit u vranë. Kjo është një fyerje që i bëhet secilës, kjo është një dhimbje që kërkojnë të na hedhin mbi Shkodrën, mbi Shqipërinë dhe mbi demokracinë.

Gjatë takimit të sotëm Kryetarja e Kuvendit prezantoi deputetët e ardhshëm të Shkodrës, emra të spikatur të jetës politike, intelektuale, të shoqërisë civile dhe të biznesit të qytetit, Astrit Bushati, Arenca Trashani, Gëzim Dibra, Gjok Uldedaj, Paulin Sterkaj, Ndue Paluca, Ramiz Cobaj, Gjovalin Çuni, Shpresa Tepelia, Bardhi Spahiaj.   Fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›