E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit me anëtaret e Aleancës së Gruas të Partisë "Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës": "Pavarësia e Kosovës, Shqipëria në NATO, ndërtimi i rrugës së Kombit dhe heqja e vizave, po hapin një erë suksesi dhe prosperiteti për të gjithë shqip

Kryetarja e Kuvendit priti sot në Kuvend një grup zonjash dhe të rejash nga Aleanca e Gruas, së Partisë AAK të Kosovës, mes tyre dhe deputete të Parlamentit të Kosovës. Ato falenderuan me emocion të veçantë Krytaren e Kuvendit, për mikëpritjen, duke e cilësuar një model të lideres politikane, që po kontribuon shumë për vendin e vet dhe po punon palodhshëm për njohjen e Kosovës. Kryetarja e Kuvendit u shpreh se ndihet gjithmonë e lumtur kur pret vizitorë, e veçanërisht gra të Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit, në një prezantim të shkurtër të zhvillimeve të fundit në Shqipëri, theksoi se të gjithë ne jemi krenarë "pasi këto vitet e fundit shënuan momentet më të rëndësishme historike për Shqipërinë dhe për të gjithë kombin tonë: Pavarësia e Kosovës, Shqipëria në NATO, ndërtimi I rrugës së Kombit, heqja e vizave Shengen brenda këtij vit, po hapin një erë suksesi dhe prosperiteti për të gjithë shqiptarët, kudo ku janë". Kombi ynë me një histori të vështirë, me një orë të ndaluar, krejtësisht i izoluar, sot përjeton ndryshime të jashtëzakonshme. Është një e vërtetë historike , nuk ka vend tjetër në botë, që të ketë bërë një rrugë kaq të gjatë, në një kohë kaq të shkurtër -tha Kryetarja e Kuvendit.

Gratë e Kosovës u shprehen të emocionuara për ndryshimet e vrullshme që vihen re në çdo fushë dhe uruan Kryetaren Kuvendit për reformat e thella që po sjellin lëvizjen e lirë të shqiptarëve në vendet e BE. Mysafiret e Kosovës shprehën mirënjohje të thellë Kryetares së Kuvendit në emër dhe të popullit të Kosovës, për lobimin e jashtëzakonshëm që po i bën shtetit të Kosovës, në komunitetin ndërkombëtar. Takimi vijoi me një bashkëbisedim të përzemërt dhe miqësor, ku ndër të tjera, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi se kur politikani beson në një sistem vlerash dhe e do vendin e tij, suksesi është i garantuar. Dhe kur këtë rol e luajnë gratë, suksesi është dyfish i garantuar:- tha Kryetarja e Kuvendit. Ato vlerësuan Kryetaren Jozefina Topalli për misionin e në mbrojtje të të drejtave të grave dhe konsolidimit të rolit të tyre, në vendimarrje dhe politikë. Më tej zonjat e Kosovës njohën Kryetaren e Kuvendit për zhvillimet në Kosovë, mes të cilave dhe zbatimin e programit për 30% e pjesëmarrjes së grave, në forumet partiake dhe institucionet politike të Kosovës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›