Kryetarja e Kuvendit, me të rinjtë e sapodiplomuar të Universitetit juridik Justiniani i Parë : Ambicjet tuaja janë objektivat tona, ëndrrat tuaja janë premtimi ynë, shpresat tuaja, janë e ardhmja që ne kërkojmë tju ofrojmë."
Kryetarja e Kuvendit ishte sot e ftuar e veçantë në ceremoninë e ndarjes së diplomave të brezit të parë të studentëve të Universitetit jopublik Justiniani i Parë.
300 studentë në disiplinën e së drejtës do ti bashkohen mijëra të rinjve të tjerë shqiptarë , të diplomuar si juristë, avokatë dhe eskpertë të së drejtës në Shqipëri.
Kryetarja e Kuvendit me një emocion të veçantë, i uroi studentët, stafin akademik dhe prindërit, për këtë ditë të jashtëzakonshme dhe të paharueshme, në të gjithë jetën e tyre.
Është nder të jem mes jush, për të falënderuar pedagogët, por edhe të gjithëve ju të rinjve që jeni në këtë sallë. Faleminderit për punën dhe përkushtimin tuaj, sepse sa më shumë të rinj të diplomuar të kemi aq më e bekuar dhe aq më e sigurt do të jetë e ardhmja e vendit tonë të dashur !
E di që jeni lodhur në këto vite, jeni përpjekur për rezultate të mira, shuëm të mira, por sot ja keni dalë dhe e shoh që jeni të lumtur. Dhe siç thotë Aristoteli: rrënjët e dijes janë shpesh të hidhura por frutat janë gjithmonë të ëmbla.
Për ne jeni një aset i jashtëzakonshëm! Dhe unë e di se ju të gjithë, pa asnjë dallim, jeni të rinj europianë, me ide europiane, me mendësi europiane.
Duke shprehur konsideratën më të thellë për guximin dhe aspiratat e të rinjve shqiptarë që ndryshuan faqen e historisë së Shqipërisë, Kryetarja e Kuvendit solli në vëmendje të studentëve diplomantë, bashkëmoshatarët e tyre të 2 Korrikut të vitit 1990.
Një ditë më parë ne përkujtuam 2 korrikun 1990, këtë ditë madhështore, kur mijra të rinj, si ju, të moshës suaj si ju thyen muret e izolimit, shpërthyen dyert e ambasadave perëndimore në kërkim të lirisë. Ishte guxim mbinjerëzor, guxim dhe energji që vetëm ju, ju të rinjtë e keni. Dhe sot, pas 20 vitesh ne jemi më shumë se kurrë pranë ëndrrrës europiane të atyre të rinjve, nëpër botë, kudo ku ata janë.
Angazhimi ynë kryesor gjatë gjithë kësaj periudhe, prioriteti ynë kryesor, ka qenë liberalizimi I vizave që do të realizohet këtë vit, dhe në të njëjtën kohë bashkimi i Shqipërisë me familjen europiane.
Unë dua tju them këtu se ambicjet tuaja janë objektivat tona, ëndrrat tuaja janë premtimi ynë, shpresat tuaja janë e ardhmja që ne kërkojmë tju ofrojmë.
Kryetarja e Kuvendit tha se arsimimi dhe edukimi i të rinjve për një karrierë të sukseshme të tyre mbetet prioritet i qeverisë dhe I reformave ligjore në Parlament.
Unë jam shumë e lumtur që në pak vite kemi arritur të dyfishojmë numrin e studentëve. Krahas forcimit të arsimit publik janë hapur shumë universitete private, dhe Universiteti Justiniani i parë ka treguar që është një universitet i suksesshëm, dhe diploma që ju sot merrni do tju bëjë të ndiheni krenarë kudo që të jeni, gjatë gjithë jetës suaj. Ne kemi patur një objektiv, kemi patur bindje, që sa më shumë shkolla të kemi, aq më shumë dije, aq më shumë punësim do të kemi për të rinjtë.
Besoj se e dini që rruga juaj nuk përfundon këtu. Çdo ditë që vjen do të jetë një sfidë tjetër, një sfidë e re. Mund edhe të rrëzoheni në sfidat tuaja, por vlera është te ata, që dinë të ringrihen e të kenë sukses, sepse kjo, i bën ata më të guximshëm, i bën të arrijnë atë që besojnë, atë që kanë synuar gjithë jetës së tyre..
Gjatë viteve të mia të shkollës, nën regjimin komunist më të egër në Europë, unë kam
pasur pengesa të forta për shkak të asaj që quhej biografi. Ka qenë një rrugë jo e lehtë, aspak e lehtë, por sot jam këtu si Kryetare e Kuvendit, duke biseduar me ju për arsimin, për përgjegjësitë, për sfidat.
Një këshillë ju jap sot nga gjithë vitet e përvojës sime; Duhet të keni kurajo, duhet të keni guxim. Rruga e vështirë është edhe më e bukur. Kur është e vështirë, dhe suksesi është i garantuar. Kurrë mos u dorëzoni! Ju tashmë e dini se edukimi është arma më e fuqishme që ju keni për të ndryshuar botën.
Bëni më të mirën që mundeni, keni gjithë kohën përpara.
Kudo që të shkoni, çfarëdo që të bëni, bëjeni me zemër.
Kjo është koha e të rinjve, kjo është koha juaj! Shijojeni, jetojeni, kontribuoni. Ju jeni krenaria jonë! Ju i jepni bukurinë, Shqipërisë. Ju do ta bëni atë edhe më të bukur se çështë sot!
Dua të falenderoj të gjithë nënat , motrat, baballlarët dhe vëllezërit tuaj për mbështetjen që ju kanë dhënë në rrugën tuaj. Ju uroj gjithmonë suksese!
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.