E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit mes maturantëve të shkëlyer të Shkodrës. Ju, avokatët më të mirë të kombit.

Ju djemtë e vajzat e reja, do të jeni avokatët më të mirë të Shkodrës të Shqipërisë e të kombit tonë, tha sot Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ftuar mes maturantëve më të mirë të Shkodrës në ditën e përfundimit të maturës.

Mes të rinjve të shkëlqyer dhe mësueve të shkollave të mesme 28 Nëntori, Jordan Misja e gjimnazeve të tjera të Shkodrës, Kryetarja e Kuvendit tha se:

Sot është një ditë krejt ndryshe nga të gjithë të tjerat. Matura është një nga momentet që fiksohen dhe që të ndjek gjatë gjithë viteve, deri në fund të jetës. Edhe kur kalojnë vitet të duket sikur je përsëri te gjimnazi, të shoqëria te argëtimet, te takimet mes miqsh.

Duke rikujtuar vitet e gjimnazit në këtë qytet, Kryetarja e Kuvendit tha se
gjen paralele me këta të rinj .

Unë kam studjuar vetë në shkollën 28 Nëntori. Kam pasur mësues të mrekullueshëm. Gujithmonë kjo shkollë fitonte olimpiadat e matematikës si ti Adela dhe shoqet e tua. Kjo shkollë fitonte olimpidat, jo vetëm në Shkodër, por edhe në shkallë kombëtare.

Drejtoresha më thotë se, gjimnazet tona kanë marrë çmimet kryesore në olimpiadat e matematikës, fizikës e të tjera. Dhe duke hyrë këtu mendova; Ju të gjithë jeni kampionë, jeni krenaria e shkodrës, krenaria e gjithë vendit tonë.

Ju uroj shumë suksese kudo ku të shkoni, ju djem e vajza do jeni avokatët më të mirë të kombit. Ju jeni bukuria e kombit tonë, jeni mënçuria e kombit tonë. Secili rej nesh krenohet me ju.

Unë shfrytëzoj këtë rast të falenderoj mësuesit, shumicën prej të cilëve unë i kam pasur miq e mike, kemi studjuar bashkë. Kam këtu edhe dhe një mësuese timen që e falenderoj, ashtu siç falënderoj të gjithë ish mësuesit e mi, të cilët i takoj gjithmonë me shumë kënaqësi.

Duke uruar maturantët për më shumë suksese, Kryetarja e Kuvendit theksoi se:

Është gjëja më e bukur që Shkodra vazhdon traditën e saj, që gjimnazi 28 nëntori, Jordan Misja, e të tjera kanë dhënë rezultate të shkëlqyera edhe në shkallë kombëtare dhe për këtë kam një falenderim të veçatë edhe për mësuesit.

Ky qytet gjithmonë ka nxjerrë kampionë në art, muzikë, kulturë, matematikë, letërsi, histori e fusha të tjera.

Ju vazhdoni të nderoni qytetin tonë, që gjithmonë ka ndriçuar me shpirtin e vet të gjerë të dashurisë për kombin, për dijen.

Ju jeni kampionë! Unë ju falenderoj, ju uroj shumë suksese në sfidat e tjera në universitetit. Ju uroj të jeni të lumtur, ashtu siç ju shoh sot. Uroj që pas disa vitesh të jeni ju parlamentarët që të përfaqësoni Shkodrën.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›