E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit merr pjesë në takimin me drejtues të qarqeve, bashkive dhe komunave të Shqipërisë, në mbështetje dhe ndihmë të zonave të përmbytura.

Kryeministri Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli morën sot  pjesë në takimin me kryetarë të qarqeve,  bashkive dhe komunave të vendit,  anëtarët e Komitetit Ndërministror të Emergjencave, drejtues  të shoqatave të qeverisjes vendore, deputetë, drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, dhe të Policisë së Shtetit, që u mbajt në Universitetin" Luigj Gurakuqi", në Shkodër.

 
Takimi,  veç analizës së gjendjes në zonat  e përmbytura dhe kordinimit të  mëtejshëm të masave, kishte për qëllim dhe dëshminë e një solidariteti mbarëkombëtar për ti ardhur në ndihmë banorëve dhe pushtetit lokal të këtyre zonave, në tejkalimin  e situatës.

Kryeministri Berisha  tha se "Shkodra përjetoi një ngjarje që është më e rrallë se në 100 vjet, por është e vërtetë që ajo përjetoi edhe një solidaritet dhe një operacion ndihme e shpëtimi të pa parë ndonjëherë në këtë vend".
Kryeministri konfirmoi se operacioni do të mbetet tërësisht i  përqëndruar në shpëtimin e jetëve njerëzore dhe evakuimin e tyre, duke bërë të ditur se deri tani janë evakuar mbi 5 mijë banorë dhe mijëra e mijëra krerë, gjë e gjallë.
 
Më tej, Kryetarja e Kuvendit mori pjesë në mbledhjen e radhës së Komitetit Ndërministror të Emergjencave, ndërkohë që vijon të ndjekë orë pas ore situatën në qytetin e Shkodrës dhe të zonave të përmbytura.
 
 
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›