Kryetarja e Kuvendit takohet me kongresmenin amerikan Robert Aderholt.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u takua sot me kongresmenin Robert Aderholt, një emër me përvojë të gjatë në Kongresin amerikan, njeherësh dhe anëtar I Komisionit të Helsinkit.
Kongresmeni Aderholt shprehu kënaqësinë që në vizitën e tij të katërt konstatonte se, Shqipëria ka bërë kaq shumë ndryshime dinamike, në këto vitet e fundit. Ne përshëndesim arritjet tuaja dhe mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj të zhvillimit dhe progresit- u shpreh kongresmeni amerikan.
Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA, Presidenti dhe Kongresi amerikan kanë dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, dhe në të gjithë proceset e konsolidimit të demokracisë dhe institucioneve në Shqipëri.
Kryetarja theksoi angazhimin e plotë të Qeverisë, Parlamentit shqiptar dhe të gjitha institucioneve për të përshpejtuar reformat e domosdoshme në proceset integruese të vendit.
Ajo vlerësoi përpjekjet serioze për reformimin e sistemit të drejtësisë, si një nga sfidat madhore për Shqipërinë. "Në këtë procesi reformimi, theksoi Kryetarja e Kuvendit, modeli amerikan i drejtësisë përfaqëson një referencë dhe burim të qartë frymëzimi dhe kjo në mënyrë të veçantë për ligjëvënësit shqiptarë të këtyre legjislaturave.