E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve.

// Lobimi për lëvizjen e lirë të shqiptarëve ishte qëllimi kryesor i takimeve që Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, në kuadrin e diplomacisë parlamentare, zhvilloi me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Helen Hayman, me Kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, z. Pavel Gantar, me Kryetarin e Dhomës së Letonisë, z. Gundars Daudze, me Nënkryetarin e Parlamentit të Portugalisë, z Jose Vera Jardim, me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Pal Schmitt , me Nënkryetarin e Dhomës së Ulët të Britanisë, Sir Alan Haselhurst , me Kryetaren e Parlamentit të Bullgarisë, Tseska Tsacheva me Kryetarin e Senatit të Polonisë, Bogdan Boruseëicz, me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Gianfranco Fini dhe me personalitete të tjera të Këshillit të Europës.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pati një takim të veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst.
Në fillim të takimit Kryetarja e Kuvendit i shprehu interesin e Kuvendit të Shqipërisë për lidhje më të forta dhe shkëmbime më të shpeshta mes Kuvendit të Shqipërisë dhe homologëve britanikë.
Gjatë takimit znj. Topalli u përqendrua në zhvillimet e Shqipërisë në vitet e fundit. Ajo falenderoi Kryetaren e Dhomës së Lordëve dhe Sir Haselhurst për mbështetjen që, Britania i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë, në proceset e integrimit euro-atlantik.
Kryetarja e Kuvendit tha se Në vitet e fundit Shqipëria është transformuar më shumë se çdo vend tjetër; ajo ka bërë kërkesën për statusin e vendit kandidat, ka kthyer përgjigjet për pyetësorin e dërguar nga Komisioni Europian dhe ndodhet në prag të vendimeve të rëndësishme për integrimin europian.
Një vit më parë, më 28 Qershor Shqipëria bëri zgjedhjet, të cilat nga arbitri ndërkombëtar u kualifikuan si zgjedhje të standarteve të OSBE-së. Ky ishte procesi më i mirë dhe më transparent, që shqiptarët kanë pasur në 20 vite.
Për të arritur këtë transparencë, numërimi i votave u bë përmes fotografimit, skanimit, filmimit dhe transmetimit online. Kjo ishte një gjë e re që ne arritëm në Shqipëri- tha zonja. Topalli.
Baronesha Heyman vlerësoi se kjo ishte diçka e re, jo vetëm për Shqipërinë, por ajo e gjente shumë interesante, si rasti i një transparence të plotë që vendoste në bazë, besueshmërinë.
Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player. më shumë Lajme e fundit Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet! [ 13 Qershor, 2010 ] Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. [ 12 Qershor, 2010 ] Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst, vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Britanisë, në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt. [ 12 Qershor, 2010 ] Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane, pas një viti. Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për të kërkuar dhe një herë mbështetjen e këtij vendi për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave. Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave. [ 12 Qershor, 2010 ] Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar, u shpreh: "Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet. Ne sigurisht, nuk do e lidhim çështjen e vizave, me situatën politike në Shqipëri". Kryetarja e Kuvendit takohet me Nënkryetarin e Parlamentit portugez, Jose Vera Jardim. [ 12 Qershor, 2010 ] Nënkryetari i Parlamentit portugez i premtoi Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, se do vazhdonte të mbështeste në Parlamentin dhe Këshillin Europian, liberalizimin e vizave, këtë pritshmëri të madhe të shqiptarëve. Jozefina Topalli: "Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit europian. Mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës nuk qëndron askush, as opozita". [ 11 Qershor, 2010 ] Kur një forcë politike zgjidhet përmes zgjedhjesh demokratike, opozita duhet të përfaqësojë kritikën konstruktive ndaj saj, dhe jo bojkotin. Përndryshe deputetët opozitarë mund të përfundojnë duke harxhuar kohë me pasoja efektesh negative, edhe për vehten e tyre. Dhe kjo e ka emrin papërgjegjshmëri. Kryetarja e Kuvendit në Konferencën e nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, në Qipro. [ 10 Qershor, 2010 ] Kjo konferencë zhvillohet në një periudhë kur në të gjithë Europën insitucioni i parlamentit ka marrë një rol thelbësor në politikbërje, si element kyç i vendimmarrjes. Në këtë konferencë, nga më të rëndësishmet e këtij niveli, Kryetarja e Kuvendit do të mbajë një fjalim mbi rolin dhe përgjegjësinë që duhet të mbajë opozita në parlament. Kuvendi mblidhet në seancë plenare [ 10 Qershor, 2010 ] Njoftim për shtyp [ 09 Qershor, 2010 ] Konferenca e Kryetarëve e mbledhur sot, datë 09.06.2010, me praninë e Kryetarëve të grupeve parlamentare shqyrtoi kalendarin tre javor të punimeve dhe programin e punës. $j(document).ready(function($) { $j("#ticker01").show(); $j("#ticker01").jvStockTicker({interval: 42}); });

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›