E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet!

Edhe gjatë ditës së dytë të konferencës së kryetarëve të parlamenteve të Vendeve anëtare ëtë Këshillit ë Evropes, Kryetarja Topalli u takua me kryetaren e parlamentit të Estonisë, Ene Ergnan, nënkryetarin e Parlamentit të Hollandës Harm Evert Waalkens, të Lituanisë, Ceslovas Jursenas, të Finlandës dhe me personalitete të tjerë të pranishëm.

Gjatë të gjithë këtyre takimeve Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kërkoi mbështetjen e vendeve të tyre për të realizuar lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Po ashtu ajo i njohu me punën e madhe që shqiptarët dhe qeveria kanë bërë duke përmbushur çdo detyrim të palës shqiptare.


Ajo u njohu kolegët e saj me reformat e tjera të mëdha të bëra pas zgjedhjeve të fundit të 28 qershorit 2009. Këto zgjedhje u vlerësuan nga 518 vëzjgues ndërkomëtarë dhe ODIHR si zgjedhje të lira dhe të ndershme, si zgjedhje që arritën standartet.


E veçanta e këtyre zgjedhjeve veç të tjerash ishte fotografimi, filmimi dhe trasmetimi on line i çdo vote gjatë procesit të numërimit. Bashkëbiseduesit e cilësuan të admirueshëm këtë process që mundësoi një trasparencë unike si në asnjë vend tjetër.
Nënkryetari i parlamentit të Hollandës e vlerësoi këtë proces transparence në numërim si mahnitës dhe shumë modern.

Në kuadrin e diplomacisë parlamentare ajo shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.


96 % e shqiptarëve e aspirojnë këtë anëtarësim në BE. Asnjë individ, asnjë pakicë, asnjë përpjekje antishqiptare nuk mund të bllokojnë këtë process të kësaj ëndërre të madhe që është më afër se kurrë drejt përmbushjes, tha Jozefina Topalli.


Po ashtu ajo diskutoi për njohjen e pavarësisë së Kosovës me Kryetarët e Parlamenteve të Marokut dhe vendeve të tjera jo anëtare të BE.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›