Kryetarja e Kuvendit takon Ambasadorin e ri të Federatës Ruse në Shqipëri, Leonid Abramov.
Shqipëria dhe Rusia kanë mundësi të pafundme bashkëpunimi, tha sot Ambasadori i ri i Federatës Ruse në Shqipëri Leonid Abramov, duke sjellë mesazhin e diplomacisë ruse për një interes në rritje për thellimin e bashkëpunimit.
Në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, ambasadori Abramov mori urimet e saj të përzemërta për detyrën e re, ndërsa tha se është koha për një fillim të ri të marrëdhënieve të nivelit të lartë mes dy vendeve.
Kryetarja e Kuvendit shprehu bindjen se diplomacia dypalëshe do të njohë një perspektivë të re, duke theksuar se marrëdhëniet tona duhet të shohin nga e ardhmja.
Parlamenti është baza e marrëdhënieve mes vendeve dhe popujve, tha ambasadori rus. Ai theksoi agazhimin e tij personal për të rritur bashkëpunimin parlamentar mes Dumës Ruse dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se në këtë kohë globalizmi, diplomacia parlamentare është një faktor thelbësor bashkëpunimi duke shprehur interes për koordinimin e një axhende të shkëmbimeve parlamentare.
Biseda u ndal edhe në bashkëpunimin ekonomik
Duke iu drejtuar Kryetares së Kuvendit, ambasadori Abramov tha se do të ishte një kënaqësi e veçantë, nëse ju do të gjenit pak ditë nga koha juaj për të ardhur në një vizitë të afërt zyrtare në Rusi.