Kryetarja e Kuvendit në komunat e Maqellarës, Kastriotit dhe Fushë Aliaj prezanton deputetët e ardhshëm të Dibrës.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ndali turin e saj "Shqipëria po ndryshon", në tri komuna të Dibrës, në Maqellarë, Kastriot dhe Fushë Aliaj.
Në këto takime Kryetarja e Kuvendit, prezantoi deputetët e ardhshëm të qarkut Dibër: Jemin Gjana, Sherefedin Shehu, Bedri Hoxha, Selami Xhepa, Marjana Bulku dhe Dhurata Cupi.
Në fjalën e
saj përpara banorëve të komunës Maqellarë, Kryetarja e Kuvendit, ndër të tjera tha:
" Në këto 4 vite, çdo ditë, çdo muaj kemi menduar si të kapërcejmë veten, si të kapërcejmë përtej atyre premtimeve që kemi realizuar.
E kemi bërë me rrugët nacionale, me energjinë elektrike, me laboratorë kompjuterike. Kurrë Shqipëria nuk ka qenë më dinjitoze, kurrë shqiptarët nuk kanë qënë më të respektuar.
Kurrë nuk më është dukur më i bukur flamuri shqiptari sesa kur ngjitej mes flamujve të kombeve të tjera.
Në komunat Kastriot dhe Fushë-Aliaj Kryetarja e Kuvendit theksoi se
Në mandatin e parë ne kemi bërë atë që ishte gati e paimagjinueshme. Katër vite përpara gjetëm një Shqipëri, të rradhitur si e para ne vendet më të korruptuara, si vendi me monopolet më të mëdha me kriminalitetin më të madh.
Sot kemi një Shqipëri që është shpallur me qeverinë e saj si kampione në luftën kundër korrupsionit. Sot kemi një Shqipëri që ka një imazh tjetër, sot jemi në NATO. Sot jemi shumë afër BE-së.
Përballë, tha Kryetarja e Kuvendit nuk kemi Partinë Socialsite. Ata që kanë bashkinë e tiranës në dorë janë një kryesi dhe një grup parlamentar të cilët janë të lidhur vetëm me interesa ekonomike, vetëm me klientelizëm, vetëm me 15 përqindëshat, vetëm me lejet e ndërtimit.