E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit pret në takim gazetarin e mirënjohur italian, zotin Bruno Vespa.

    Një nga gazetarët më të mirënjohur dhe më influent në media dhe opinionin publik italain, Bruno Vespa u prit sot në një takim miqësor e të përzemërt nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.   Zoti Vespa, një nga gazetarët më në zë të Italisë me një karrierë shumë të gjatë e të spikatur, tha se ndihet i emocionuar që sheh në Shqipëri një ndryshim shumë të madh pozitiv, me një imazh gjithnjë e në rritje.   Ritmi i zhvillimit të Shqipërisë është impresionues, tha zoti Vespa duke theksuar se transformimi i Shqipërisë në pak vite është i jashtëzakonshëm.   Përpara 30 vitesh Shqipëria ishte vendi i izoluar ku na u ndalua të vinim, sot  Shqipëria është në NATO dhe shumë afër BE. Kjo është impresionuese,  tha zoti Vespa.   Shqiptarët tha Kryetarja e Kuvendit kanë parë te Italia një mbështetëse të madhe. Kanë parë të televizioni Italian një dritare që e lidhte me botën, dhe personalitetet e gazetarisë si ju janë jo vetëm të mirënjohur, por edhe shumë të afërt për qytetarët shqiptarë.   Biseda mes Kryetares së Kuvendit dhe zotit Vespa u ndal në vlerat e qytetarisë shqiptare, në harmoninë dhe bashkëjetesën fetare, në vokacionin e pashtershëm proeuropian, në energjinë e madhe për të ecur përpara pavarësisht vështirësive historike.
 
Bruno Vespa, i nderuar me shumë çmime të publicistikës, i njohur së fundmi me emisionin e tij politik nga më të ndjekurit Porta a Porta është autor i shumë biografive politike të personaliteteve italiane si Berlusconi, Ciampi, DAlema apo Prodi.    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›