E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon zëvendës Presidentin e Bullgarisë. Marin: Gëzohemi për sukseset tuaja. Uroj të vini përsëri së shpejti kur Shqipëria të pranohet në BE.

  Kam nderin dhe kënaqësinë tju takoj në ditën që Bullgaria ratifikoi Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe uroj të vini përsëri së shpejti kur Shqipëria të pranohet në BE. Më këto fjalë zëvendës Presidenti i Bullgarisë, Angel Marin priti Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe delegacionin parlamentar shqiptar. Ky është një urim i shkëlqyer tha Kryetarja e Kuvendit dhe ju falënderoj për gjithçka Bullgaria ka bërë për Shqipërinë. Kam dëgjuar shumë për vlerat dhe vitytet e vendit dhe popullit tuaj tha zoti Marin, dhe kam dëshirë të madhe të vi në Shqipëri, Ne gëzohemi për sukseset tujaja dhe jemi të kënaqur që jeni në rugë të mbarë drejt BE-së dhe NATO-s. Marrëdhëniet tona, tha ai, janë të shkëlqyera. Së shpejti do të nënshkruajmë marrëveshjen e hapjes së qendrave kulturore në dy kryeqytetet tona dhe kjo do të ndihmojë për afrimin e dy popujve tanë që kanë një lidhje tradicionale. Një njohës i mirë i historisë dhe trevave shqiptare, zoti Marin foli me simpati të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët me disa prej të cilëve kishte kryer studimet së bashku. Kryetarja e Kuvendit pasi e falënderoi zotin Marin për pritjen miqësore dhe fjalët e mira për Shqipërinë, theksoi se shqiptarët tashmë ndihen krenarë për ritmin e ecjes përpara dhe imazhin e përmirësuar falë ndryshimit të realitetit. Ne ju jemi mirënjohës, jo vetëm për mbështetjen që i jepni Shqipërisë por edhe për politikën tuaj në konsolidimin e paqes në rajon. Hyrjen e Bullgarisë në BE e kemi përjetuar si sukses jo vetëm tuajin por të gjithë rajonit. Shqipëria po përshpejton proceset integruese drejt BE-së ndërsa shpresojmë të anëtarësohemi në NATO me të drejta të plota vitin e ardhshëm. Do të ishte kënaqësi për ne, vijoi Kryetarja e Kuvendit, të presim Presidentin por edhe ju të vini e të shihni nga afër Shqipërinë dhe transformimet e mëdha pozitive të bëra gjatë viteve të fundit.    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›