E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i jashtëm i Bullgarisë Kalfin:Shqipëria e meriton anëtarësimin në NATO. Muajt e fundit ka arritje të jashtëzakonshme.

  "Shqipëria e meriton me të vërtetë anëtarësimin në NATO. Vendi ka shënuar arritje dhe sukses të jashtëzakonshëm . Anëtarësmi i Shqipërisë në NATO është i një rëndësie thelbësore  për stabilitetin e rajonit    Kështu u shpreh gjatë takimit me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli ministri i jashtëm i Bullgarisë njëherësh dhe zëvendëskryeministri  Ivajlo Kalfin.
Në fillim të takimit Kryetarja e Kuvendit falenderoi dhe shprehu mirënjohjen e saj të thellë në emër të Kuvendit por dhe gjithë shqiptarëve për votën pro të Parlamenti bullgar ndaj Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Temë e veçantë e diskutimeve mes dy zyrtarëve të lartë ishte dhe çështja e Kosovës. Kryetarja e Kuvendit u shreh se pavarësia e Kosovës është një realitet i ri historik i cili duhet të mbështetet si në drejtimin politik ashtu dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Kryetarja e Kuvendit kërkoi mbështetjen e Bullgarisë në njohjen e mëtejshme të Kosovës si dhe në procesin e anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.
Pas takimit Kryetarja e Kuvendit dhe ministri i jashtëm bullgar dhanë një deklaratë për mediat   Ministri i Jashtëm i Bullgarisë   Shqipëria, këto muaj e fundit ka bërë hapa shumë  të mëdha dhe ne shpresojmë që pas ratifikimeve të Protokollit, Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të plota në NATO, vitin e ardhshëm. Shqipëria e meriton me të vërtetë anëtarësimin në NATO. Bullgaria mbështet dhe po jep ndihmën e saj për anëtarësimin e vendeve të rajonit për integrim  në NATO, sepse është shumë e rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të popujve tanë. Anëtarësimi i këtyre vendeve në Aleancë, do të jetë shumë pozitive për popujt e këtyre vendeve pasi do të thotë më shumë investime, dhe zhvillimin ekonomik.   Kryetarja e Kuvendit  të Shqipërisë
Unë, se bashku më anëtarët e delegacionit ët Kuvendit të Shqipërisë shprehëm falenderimet dhe mirënjohjen për Kuvendin, qeverinë bullgare dhe gjithë shtetit bullgar për votën pro të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO
Bullgaria hyn në grupin e parë të vendeve anëtare të NATO që kanë dhënë votën pro mbështetëse, për të parë Shqipërinë në samitin e vitit të ardhshëm,  anëtare më të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Si shqiptarë ndjehemi krenarë që ne iu drejtuam sot Parlamenti bullgar, këtij vendi, anëtar i NATO- s, ditën e votës së tyre pro ratifikimit, nga të gjitha focat politike bullgare.
Edhe një herë më lejoni të theksoj se kjo votë pro vjen për shkak të meritës së reformave dhe progresit të jashtëzakonshëm që vendi ynë ka bërë.


 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›