Dita e parë e vizitës zyrtare së Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Jozefina Topalli në Bullgari nis me ratifikimin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO nga Parlamenti bullgar.
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Jozefina Topalli asiton në seancën plenare të votimit të aderimit të protokollit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.
Në ditën e parë të vizitës së saj zyrtare në Bullgari, me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Bullgarisë Georgi Pirinski, Kryetarja e Kuvendit mori pjesë në seancën plenare të votimit të aderimit të protokollit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO .
Në hapje të seancës Kryetari i Kuvendit të Bullgarisë deklaroi se është shumë i kënaqur që Kuvendi i Bullgarisë, përshpejtoi procedurat e ratifikimit të Protokollin të Anëtarësisë në NATO të dy vendeve Shqipërisë dhe Kroacisë.
Jo vetëm Parlamenti, por të gjitha strukturat e shtetit bullgar kanë mbështetur parezerva këtë proces.
"Është shumë i rëndësishëm fakti që këto dy vende do të bëhen anëtare më të drejta të plota në NATO, jo vetëm për këto shtete, por dhe për paqen, stabilitetin në rajon.
Në seancë përshëndetën dhe ministri i jashtëm i Bullgarisë Ivajlo Kalfin njëherësh dhe zëvendëskryeministri i Bullgarisë.
Ai tha se me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO krijohen korniza të reja strategjike.Vendimin për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO erdhi si njohje e arritjeve dhe sukseseve të dy vendeve në fushën e reformave.
Konfirmoj se ky anëtarësim është i një rëndësie qenësore për paqen dhe stabilitetin në rrajon .
Përfaqësues të grupeve të ndryshme parlamentare në këtë parlament përshëndetën dhe mbështetën anëtarësimin eShqipërisë në NATO.
Seanca parlamentare u parapri nga një vendosje kurore e Kryetares se Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli pranë ushtarit të panjohur si edhe nje ecje në këmbë në shoqëri të Kryetarit të Kuvendit të Republikës Bullgare.