E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË DISA MJEDISEVE, NGA MINISTRIA E BRENDSHME, AUTORITETIT KOMBËTAR PËR CERTIFIKIMIN ELEKTRONIK

V E N D I M 

PëR 

NDRYSHIMIN E PëRGJEGJëSISë Së ADMINISTRIMIT Të DISA MJEDISEVE, NGA MINISTRIA E BRENDSHME, AUTORITETIT KOMBëTAR PëR CERTIFIKIMIN ELEKTRONIK
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 23.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1.     Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të ndërtesës së ish-Policisë Ndërtimore, dega Tiranë, aktualisht në përdorim të AKCE-së, nga Ministria e Brendshme, Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik, sipas planimetrisë, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
 
2.     Ky ndryshim të reflektohet në listën e miratuar me vendimin nr.250,        datë 24.4.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Rendit Publik”.
 
3.     Ngarkohen Ministria e Brendshme, ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdheniet me Kuvendin dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
SALI  BERISHA13/01/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›